A e keni ditur këtë për ananasin?

  • 25 August 2016 - 16:36
A e keni ditur këtë për ananasin?

Ananasi çdo ditë na mahnit me shijen e tij të ëmbël, e është i pasur me vitamina A dhe C, fibra, kalium, fosfor dhe kalcium. Në vijim ju paraqesim edhe disa veti shëruese, për të cilat fare nuk keni qenë të vetëdijshëm, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Mbron nga kanceri

Ananasi është i pasur me antioksidues, të cilët luftojnë kundër radikalëve të lirë dhe parandalojnë dëmtimin e qelizave. Ndihmojnë në mbrojtjen nga sëmundjet si arteroskleroza, sëmundjet e zemrës, artriti si dhe lloje të ndryshme të kancerit.

Mbron nga inflamacionet dhe infeksionet

Ananasi është i pasur me vitamina C dhe bromelainë, enzimë kjo që mbron nga infeksionet me mikrobe. Ndikon dhe shëron ftohjet dhe ndalon kollën.  

Forcon eshtrat

Pasi që përmban sasi të madhe të manganit, ananasi forcon eshtrat dhe indin lidhës. Një gotë lëng nga ananasi dhuron 73 për qind të nevojave ditore për mangan.

Mbron sytë

Shikimi me kalimin e viteve dobësohet, e beta karotinë që ekziston në ananas është kyç për shëndetin e syve.

Mbron zemrën

Antioksiduesit në ananas mbrojnë nga radikalët e lirë dhe ulin nivelin e kolesterolit të dëmshëm. Konsumimi i rregullt mbron zemrën nga infeksionet dhe e forcon atë. 

(Kosova Sot)