Dy lugë nga ky shurup në ditë dhe do të dukeni ndryshe

  • 25 August 2016 - 16:38
Dy lugë nga ky shurup në ditë dhe do të dukeni ndryshe

Me ndihmën e këtij shurupi në masë të madhe do ta zvogëloni belin dhe do të hiqni qafe mbetjen e ujit në organizëm. Këta përbërës po ashtu ndikojnë mirë edhe për shëndetin në përgjithësi, pasi që të gjithë përbërësit janë të pasur me vitamina C, pastaj me kalium, vitamina B1 dhe B6, hekur, vitamina B2, magnez dhe me fosfor. Rrika përshpejton punën e metabolizmin, pastaj zvogëlon lodhjen dhe stimulon zhvillimin e baktereve të dobishme në zorrë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit për shurup:

125 gramë rrikë të freskët;

4 limonë;

3 lugë mjaltë;

2 lugë kanellë;

2 rrënjë të xhenxhefilit .

Përgatitja e shurupit:

Në blender, përzieni së pari rrikën dhe rrënjët e xhenxhefilit. Më pas mund të shtoni edhe lëngun e freskët të shtrydhur nga katër limonët dhe gjithçka përzieni edhe për katër minuta. Më pastaj mund të shtoni edhe mjaltin dhe kanellën dhe vazhdoni të përzieni. Shurupin e fituar ta zhvendosni në një kavanoz prej qelqi dhe të konsumoni dy herë në ditë nga dy lugë, para shujtës. Këtë shurup mund ta konsumoni për tri javë rresht e më pas të bëni një pauzë prej disa ditësh. 

(Kosova Sot)