Sythat e grurit forcojnë imu- nitetin dhe muskulin e zemrës, e përmirësojnë edhe shikimin

  • 26 August 2016 - 19:43
Sythat e grurit forcojnë imu- nitetin dhe muskulin e zemrës, e përmirësojnë edhe shikimin

Embrionet e grurit na dhurojnë dy herë më shumë fibra se sa buka e grurit. Embrionet e grurit janë të shëndetshme dhe të pasura me vitamina E, C, B, aminoacide, proteina, fibra, mineralet, si fosfor, kalium, magnez. Po ashtu, mbrojnë dhe forcojnë sistemin imun dhe muskujt e zemrës, ulin kolesterolin e keq dhe trigliceridet, ndikojnë pozitivisht në sistemin nervor, na mbrojnë nga stresi, ndikojnë mirë në tretje, mikroflorën e zorrës dhe stimulojnë zorrët,raporotn gazeta Kosova Sot

Përdorimi i tyre për një periudhë të gjatë kohore përmirëson shikimin, pozitivisht ndikon te dhëmbët, flokët, thonjtë dhe lëkura. Nëse dëshironi të humbni në peshë, përfshini sythat e grurit në ushqim. Sallatë nga sythat e grurit - përbërësit: 150 gr embrion gruri, 200 gr spinaq të ri, 2-3 pjeshka të pjekura, 50 gr lajthi të copëtuara, Vaj ulliri, Uthull e verës së bardhë, Pak kripë ose piper të bluar.

Përgatitja: Spinaqin e pastroni, e përzieni me sythat e grurit. Shtoni lajthitë dhe pjeshkat. Në përzierje derdhni vajin e ullirit ose uthullën. Këtë sallatë mund ta përzieni edhe me djathë të lopës ose të dhisë.


(Kosova Sot)