Dieta me domate: Mënyra më e lehtë për t'u dobësuar

  • 26 August 2016 - 23:26
Dieta me domate: Mënyra më e lehtë për t'u dobësuar

Dieta, që është para jush, ju mundëson që për pesë ditë të humbni 3 kilogramë,transmeton Gazeta Kosova Sot.

 Dita e parë:

 Kafjalli: 2 rriska bukë të zezë të thekur me pak margarinë dhe 1 lugë mjaltë - çaj ose kafe pa sheqer

 Dreka: sallatë të madhe me domate me djathë Zamra: 1 nektarinë (mollë)

Darka: makarona në salcë domatesh.

 Dita e dytë:

 Kafjalli: 200 gr jogurt me pak yndyrë, e përzieni me 1 lugë mjaltë dhe shtoni 2 lugë flluska.

 Dreka: sallatë greke Zamra: pemë ose 1 kafe me 2-3 keksë me miell integral.

Darka: supë me peshk salmoni.

Dita e tretë :

Kafjalli: pjekurina integrale me 2 lugë djathë me pak yndyrë

 Dreka: Tortilë Zamra: dy karota i piqni dhe i vendosni në 30 gr proshutë gjeldeti - 1 dl lëng domatesh (të freskët ose të zier)

 Darka: Mish me domate

Dita e katërt

 Kafjalli: dy rriska buke të thekur i lyeni me djathë dhe hidhni nga një shtresë proshutë - 2 dl lëng domatesh (të freskët)

 Dreka: supë të ftohtë pikante Zamra: përgatisni sandviç nga 1 rriskë bukë e thekur me susam, një rriskë gjeldeti dhe sipër vendosni domate të pjekur në copë të trashë.

 Darka: domate me oriz

 Dita e pestë

Kafjalli: 2 dl lëng domatesh (të zier) - 2 rriska bukë të thekur të lyer me djathë të shkrirë dhe me domate nga sipër

Dreka: sallatë italiane Zamra: mollë, kivi dhe mentë

 Darka: Ratatuj.

(Kosova Sot)