Ilaçi me hudhër dhe limon kundër dhjamit në abdomen

  • 27 August 2016 - 08:17
Ilaçi me hudhër dhe limon kundër dhjamit në abdomen

Shtresat yndyrore në abdomen janë një sëmundje që prekin miliona njerëz në mbarë botën. Me kalimin e viteve gjendja sa vjen e përkeqësohet dhe shndërrohet në një nga problemet më të vështira për ta luftuar, sidomos atëherë kur metabolizmi juaj nuk funksionon si duhet.  Megjithëse një numër i madh njerëzish këtë e konsiderojnë si problem estetik, është e rëndësishme që problemin ta zgjidhni përpara se gjendja të bëhet serioze. Pos se duket keq, yndyra shtesë në abdomen hap rrugë edhe për shumë sëmundje të tjera. Është e vërtetë se hudhra dhe limoni  si ilaç shtëpiak reduktojnë sasinë e kolesterolit dhe luftojnë yndyrën shtesë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Cilat janë vetitë shëruese të hudhrës dhe limonit në luftimin e yndyrës në bel?

Ilaçi shtëpiak me hudhër dhe limon është recetë tradicionale që trajton shumë sëmundje. Që të dy përbërësit kanë përbërës pastrues dhe tretës që ndihmojnë në eliminimin e lëngjeve shtesë dhe përmirësojnë funksionimin e mëlçisë dhe zorrëve. Hudhra përmban substancën alicinë që jep rezultate pozitive kur bëhet fjalë për zvogëlimin e kolesterolit dhe ul rrezikun për sëmundjet e zemrës. Limoni është i pasur sidomos me vitaminë C, që ndikon mirë në forcimin e sistemit imun, por edhe në hedhjen jashtë të lëngjeve shtesë dhe mbron lëkurën.

lemon remedy

Përbërësit e nevojshëm për ilaç:

2 thelpinj hudhër,

Lëngun e shtrydhur nga dy limonë,

1 1/2 e litrës ujë.

Përgatitja:

Qëroni thelpinjtë e hudhrës dhe shtypni mirë secilin thelb. Më pas shpëlani mirë limonët dhe i preni në shtresa, duke hequr lëvoren më pas. Derdhni ujin në një enë, shtoni hudhrën e shtypur dhe shtresat e limonit dhe i lini të vlojnë për 15 minuta. Pas kësaj, e përzieni lëngun dhe e pini. 

(Kosova Sot)