Ushqimet me më së shumti hekur

  • 27 August 2016 - 18:53
Ushqimet me më së shumti hekur

A mund të mendoni se jeni të shëndoshë, e me këtë rast nuk keni konsumuar asnjë nga përbërësit kyçë, qoftë për vitamina, minerale apo ndoshta edhe fibra? Kjo është e vështirë të mendohet se të gjitha këto elemente kontribuojnë shëndet më të mirë për njeriun, lëkurë më të bukur dhe forcim të sistemit imun. Hekuri është po aq i rëndësishëm sa edhe vitaminat C, B, apo ndonjëri prej mineraleve, transmeton gazeta Kosova Sot.

Nëse ndonjëherë jeni pyetur se po ju sillet nëpër kokë apo se lëkura së fundmi ju është zbehur, me të drejtë mund të dyshoni në aneminë. Si pasojë e kësaj, gjaku ka gjithnjë e më pak mundësi të qarkullojë oksigjenin drejt indeve. Tash e një kohë të gjatë dihet se më së shumti hekur ka në mishin e kuq, e ata që e shmangun, shkaku i arsyeve tashmë të njohura, detyrimisht duhet gjetur një alternativë. Pos në mishin e kuq, hekurin e gjeni edhe në vezë, pemët me lëvozhgë të fortë, perime të gjelbra, bishtaja, mëlçinë e pulës dhe në peshk. Mishi i kuq ka edhe disa veti të dëmshme, që ju japin arsye mos ta përdorni. Prandaj, filloni të konsumoni hekur përmes bimëve. Filloni të jetoni dhe hani shëndetshëm.

(Kosova Sot)