Syzet e diellit duhet të ndërrohen çdo dy vjet

  • 28 August 2016 - 08:58
Syzet e diellit duhet të ndërrohen çdo dy vjet

S hkencëtarët kanë tërhequr vërejtjen se syzet e diellit duhet të ndërrohen së paku çdo dy vjet. Rrezet e diellit i dëmtojnë xhamat me kalimin e kohës, që do të thotë se ata gradualisht lejojnë më shumë depërtimin e rrezeve ultraviolete dhe ofrojnë më pak mbrojtje,raporton Gazeta Kosova Sot

Pa filtra adekuatë ultravioletë, sytë ekspozohen ndërsa dëmi mund të shkaktojë dëme të pakthyeshme të shikimit në afat të gjatë kohor. Hulumtuesit brazilianë kanë bërë thirrje për rishqyrtim të standardeve të testimit të kualitetit të qelqit, në mënyrë që të vendosen kufijtë për filtrat.

Ata thonë se një test i ri do të garantonte sigurinë e syzeve të diellit që ato të barten për një periudhë dyvjeçare. Bartja e syzeve të diellit që nuk ofrojnë mbrojtje të duhur mund të shkaktojë edemë, pengesë të shikimit të shkaktuar nga syri i ënjtur.

(Kosova Sot)