Pesë ilaçe natyrale për dhimbje të fytit (Foto)

  • 28 August 2016 - 23:22
Pesë ilaçe natyrale për dhimbje të fytit (Foto)

1. Shafrani indian

Në 250 mililitra ujë të vakët e qitni 1 lugë të vogël me pluhur të shafranit indian dhe gjysmë luge të vogël me kripë deti. Shafrani indian njihet për karakteristikat antiseptike dhe vepron mirë kundër dhimbjeve.

2. Uthulla e mollës dhe mjalti

Në 250 mililitra çaj të vakët nga sherbela e qitni një lugë të vogël me uthull molle dhe një lugë të vogël me mjaltë. Mjalti do të ndihmojë në zbutjen e ndjeshmërisë së fytit, e uthulla ka karakteristika antibakteriale, transmeton gazeta Kosova Sot.

3. Limoni, kripa, dhe piperi djegës

Në 250 mililitra ujë të vakët e qitni nga një lugë me lëng limoni dhe me kripë deti dhe pak piper djegës. Piperi e përmirëson imunitetin dhe e pastron fytin nga viruset.

4. Mëllaga e bardhë

Në 250 mililitra çaj nga mëllaga e bardhë e qitni një lugë të vogël me pluhur të xhenxhefilit. Xhenxhefili është një antiseptik i fortë dhe është i mirë kundër dhimbjeve, derisa mëllaga zbutë mukozën e irrituar të kanaleve të frymëmarrjes.

5. Sherbela

E bëni një çaj nga sherbela e lini që të qëndrojë për 5 minuta dhe në të e qitni gjysmë luge me kripë. Me të bëni gargarë disa herë nsssssë ditë. Sherbela njihet qysh moti si ilaç për trajtim të inflamacioneve, ndërsa e redukton edhe stresin.

(Kosova Sot)