Arsyet pse për çdo ditë duhet të hani fiq

  • 29 August 2016 - 10:32
Arsyet pse për çdo ditë duhet të hani fiq

Pema e ëmbël mesdhetare konsumohet tash e mijëra vjet, e pos se shërben për kënaqësi ajo përmban edhe shumë veti shëruese

Ul shtypjen e gjakut

Fiku është burim i kaliumit që ndihmon në uljen e shtypjen e lartë të gjakut duke e rregulluar atë. Ky mineral është pak i pranishëm në ushqim, por njëkohësisht është i domosdoshëm për funksionimin normal të organizmit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ndihmon në humbjen në peshë

Kjo pemë e lëngshme mesdhetare është burim i mirë për fibrat ushqyese, që përmirësojnë tretjen dhe sigurojnë ngopjen, kështu që ndihmojnë në humbjen në peshë. Në  100 gr fik të freskët gjenden 74 kalori.

Çelës i disponimit të mirë

Fiku përmban sasi të konsiderueshme të vitaminave të kompleksit B që trupit i dhurojnë energji dhe forcë muskujve. Një nga vetitë pozitive të vitaminave të kompleksit B është puna e trurit dhe përmirësimi i disponimit.

Ul sheqerin në gjak

Nëse nuk e keni ditur, gjethet e fikut përmbajnë karakteristike kundër-diabetit, pra ulin nivelin e sheqerit në gjak. Disa studime kanë pohuar se ofrojnë ndihmë të madhe në rregullimin e sheqerit te personat që vuajnë nga diabeti, tipi 1. 

(Kosova Sot)