Antibiotiku natyral që forcon imunitetin

  • 29 August 2016 - 15:04
Antibiotiku natyral që forcon imunitetin

Borziloku (lat. Ocimum basilicum) është bimë me aromë, me gjethe të rrumbullakëta dhe më së shpeshti me ngjyrë të gjelbër. Ekzistojnë rreth gjashtë dhjetë lloje të tij, dukje dhe në shije. Shërohet për shërimin e diabetit, impotencës, astmës, gurëve në veshka dhe alergjive, transmeton gazeta Koosv Sot Online.

Antioksidues i fortë

Borziloku është i njohur për përbërësit e fortë antioksidues. Antioksiduesit natyral që i hasim aty mbrojnë trupin prej dëmtimeve si pasojë e radikalëve të lirë, parandalojnë plakjen e qelizave dhe shfaqjen e disa llojeve të kancerit.  Antioksiduesi beta karotinë, që gjendet në këtë bimë, në trup shndërrohet në vitaminë A, duke parandaluar oksidimin e kolesterolit në gjakrrjedhje dhe në këtë mënyrë mbron zemrën dhe enët e gjakut.

Mbron zemrën dhe enët e gjakut

Borziloku është burim i mirë për vitamina B6 dhe magnez. Vitamina B6 parandalon grumbullimin e molekulës së rrezikshme homocisteinë. Magnezi ndikon në përmirësimin e shëndetit të sistemit kardiovaskular, duke ndihmuar relaksimin e muskujve dhe të enëve të gjakut.

(Kosova Sot)