Përbërësit natyralë, që pastrojnë mushkëritë e duhanxhinjve

  • 29 August 2016 - 20:30
Përbërësit natyralë, që pastrojnë mushkëritë e duhanxhinjve
Mushkëritë luajnë rol vital në shëndetin dhe jetën tuaj,përgjegjëse janë për oksigjenin që ju nevojitet të jetoni dhe ta nxirrni dioksidin e karbonit përmes frymëmarrjes.Shkaku se janë organe kaq delikate dhe komplekse,nganjëherë shëndeti i mushkërive dështon për ta kryer detyrën.Kjo ndodh më shpesh te njerëzit që pinë duhan.Në vijim ju sjellim ushqimet që pastrojnë mushkëritë e duhanxhinjve,transmeton "Kosova Sot Online".

Grejpfruti

Kjo agrume e shijshme karakterizohet nga sasia e madhe e antioksiduesve, që përmirësojnë funksionimin e qelizave të mushkërive. Komponentët kyç në këtë agrume parandalojnë tumoret. Duhanxhinjtë që hanë grejpfrut në bazë të rregullt ditore mund ta ulin rrezikun për kancer dhe sëmundje tjera të mushkërive.

 
Image

Hudhra

Hudhra është një ushqim që nuk guxoni ta lini jashtë ushqimit tuaj. Përmbajtja e saj e lartë me squfur posedon substanca edhe si përbërës kundër inflamacioneve dhe antioksidues, që mbrojnë shëndetin e mushkërive tuaja. Konsumimi i hudhrës së papërpunuar ul rrezikun për sëmundje kronike, te duhanxhinjtë aktiv dhe ata pasiv.

Image

Origano

Si vaji, po ashtu edhe bima e origanos posedojnë përqendrim të lartë të karvakrolit dhe acidit rozmarinik, efektet e të cilave janë shumë pozitive për traktin respirator. Konsumimi dhe përdorimi i origanos në aromaterapi është ideale në reduktimin e vështirësive respiratore dhe eliminojë helmet shtesë.

Image

Xhenxhefili

Rrënja e xhenxhefilit është antibiotik, antiinflamator dhe përmban përbërës aromatik, që në mënyrë të efektshme trajtojnë problemet respiratore bronkiale. Kjo pasi zgjeron enët e gjakut dhe largon mukozën shtesë për të ringjallur rrugëkalimet drejt mushkërive.

Image

Karota

Konsiderohet si një perime që nuk duhet shmangur në ushqimin tuaj, karota përmban vitamina A, C, E dhe K, që janë të domosdoshme për indet dhe qelizat. Për të neutralizuar efektet negative të nikotinës dhe substancave tjera agresive, ju sugjerohet t'i hani të papërpunuara.

Image

Lëngu nga aloe vera

Lëngu natyral nga aloe vera posedon substanca të fuqishme që pastrojnë mushkëritë. Është shumë më I fuqishëm atëherë kur e kombinoni me disa lugë të mëdha mjaltë dhe disa pika lëng limoni të freskët.

Image

(Kosova Sot)