Në këto tregime të "gjysheve" keni besuar, por nuk janë të vërteta

  • 29 August 2016 - 22:08
Në këto tregime të

"Faktet" rreth asaj se çfarë është e shëndetshme e çfarë jo barten nga gjenerata në gjeneratë, e studimet kanë treguar se disa prej tyre janë vetëm mit

1. Besimi se çokollata nxit puçrrat nuk është e saktë. Këtë e ka vërtetuar mjekësia amerikane në vitin 1969, duke shpjeguar se eksperimenti në të cilin pjesëmarrësit kishin konsumuar çokollatë për një muaj, nuk kishin telashe me lëkurën.

2. Sheqeri natyral nuk është më i mirë se ai i përpunuari. sheqeri, qoftë natyral apo i përpunuar, ka të njëjtin efekt në trup.

3. Ende shkenca nuk e ka vërtetuar se sheqeri mundet të shkaktojë varësi. Edhe pse ekziston besimi se sasia e madhe në lëngje, si në koka-kolë, apo në ëmbëlsira, shkakton varësi, ekspertët theksojnë se kjo ende nuk është dëshmuar.

4. Buka dhe ushqimi që hamë para sasisë së madhe të alkoolit nuk ul nivelin e alkoolit në gjak. Kjo vetëm se e shtyn efektin e alkoolit dhe ndihmon pas dehjes, por efekti është i njëjti.

(Kosova Sot)