Ilaçet e shijshme kundër gripit dhe ftohjes

  • 29 August 2016 - 23:39
Ilaçet e shijshme kundër gripit dhe ftohjes

Nuk dyshojmë aspak se edhe nënat dhe gjyshet tuaja kanë insistuar që në fëmijëri të pini ilaçeve shtëpiake kundër ftohjes dhe gripit, e që nuk kanë qenë aspak të shijshme. Në vijim ju paraqesim dy receta ilaçesh, të cilat ua ka ëndja edhe kur të jeni të shëndetshëm, raporotn gazeta Kosova Sot

LIMON, MJALTË DHE XHENXHEFIL Ky kombinim më shumë tingëllon si përbërës për darkë të shijshme, por sa është e shijshme, është po aq e shëndetshme, është po aq efikase te ftohjet. Në një kavanoz të vogël gërryeni rrënjën e xhenxhefilit, dy limonë që i keni prerë në rriska dhe derdhni mjaltin organik. - Mjalti është antioksidues natyral, posedon përbërës kundër baktereve dhe inflamacioneve. - Limoni është antiseptik natyral, përmirëson tretjen, është i pasur me vitaminë C, magnez dhe bioflavonoide. - Xhenxhefili posedon përbërës kundër inflamacioneve dhe viruseve, përmirëson punën e organeve respiratore.

PËRZIERJA ME KLEMENTINA Jo, nuk bëhet fjalë për desert, megjithëse mundet të shërbejë si i tillë. Në sajtin "Ohsheglow" shkruan se nëse pini një "shake" si ky do të jeni si të rinj. Ja çfarë ju nevojitet: - Një banane të madhe, të prerë në pjesë dhe e ngrirë; - ½ e avokados së prerë në copëza dhe e ngrirë; - 2-3 klementina, të ngrira; - ½ e gotës qumësht kokosi; - ½ e gotës qumësht bademi ose qumësht bademi; - Pak ekstrakte bademi; - Disa hurma të copëtuara; - ½ ke lugës lëng limoni. Të gjithë përbërësit i vendosni në blender, i përzieni derisa të fitoni një lëng. E pini sipas nevojës. 

 

 

Image

 

(Kosova Sot)