Njihuni me bimën që shëron dhimbjet e veshit dhe qetëson

  • 30 August 2016 - 10:14
Njihuni me bimën që shëron dhimbjet e veshit dhe qetëson

Bima Bar Veshi (lat. Sempervivum) është dëshmuar se është e pasur me shumë veti shëruese dhe mund ta përdorni në disa mënyra, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Lëng shërues

Gjethet e bimës janë përplot me lëng dhe tash e një kohë të gjatë dihet se shëron dhimbjen në vesh, kështu që nga gjethja e bimës shtrydhni  2-3 pika lëng dhe e hidhni në vesh. Mbani lëngun për disa minuta në vesh, e më pas e lejoni të rrjedhë jashtë veshit. 

Çaj qetësues

Nga kjo bimë mund të përgatisni çaj, i cili sugjerohet kundër dhimbjeve menstruale, diarresë dhe të thatit në lukth. Sugjerohet edhe për shpëlarjen e gojës, nëse vuani nga aftet. 

(Kosova Sot)