Ja pse nuk bën ta ngrohni mjaltin

  • 30 August 2016 - 16:55
Ja pse nuk bën ta ngrohni mjaltin

Ngrohtësia dëmton përbërësit e dobishëm të mjaltit, e gjëja më e keqe që mund të bëni është ta piqni apo ta ngrohni. Mjalti i cili ngrohet nxit krijimin e mukozës në organizëm, duke përkeqësuar gjendjen respiratore, duke shkaktuar probleme me lëkurën, përfshirë këtu edhe aknet, një çekuilibër të glukozës,  bllokimin e hundës, mbipeshën, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në disa raste, mund ta zëvendësoni me banane të freskëta, pasi që paraqesin një opsion të shëndetshëm prej sheqerit.

Nëse bëni një pije apo përzierje nga banania, sheqeri nuk është fare i nevojshëm, thjeshtë hidhni në blender bananet e freskëta dhe qumështin, dhe keni fituar një ëmbëlsirë të hatashme, madje edhe nëse jeni në dietë. 

(Kosova Sot)