Proteinat në ushqim - përse janë të rëndësishme dhe si t'i konsumoni

  • 31 August 2016 - 08:26
Proteinat në ushqim - përse janë të rëndësishme dhe si t'i konsumoni

Ushqimet e pasura me proteina natyrisht se janë me prejardhje nga kafshët, mishi dhe prodhimet e qumështit, vezët. Mungesa e proteinave mund të manifestohet në mënyra të ndryshme. Nëse vëreni se ju mungon energjia, flokët dhe lëkurën nuk i keni në gjendje të duhur apo ndiheni të lodhur pas ushtrimeve, duhet ta shtoni konsumimin e proteinave, transmeton gazeta Kosova Sot.

NDJENJA E URISË JO SHUMË PAS SHUJTËS

Proteinat janë meritore për ndjenjën e ngopjes pas konsumimit të ushqimit, e konsumimi i më shumë proteinave për kafjall me siguri se do ta ulë nevojën për sasi më të madhe me kalori gjatë ditës, që pozitivisht ndikon në nivelin e sheqerit në gjak, ndërsa që shton edhe shkrirjen e yndyrave. 

MUSKUJT VËSHTIRË SHËROHEN PAS INFLAMACIONEVE 

Proteinat sigurojnë aminoacidet e domosdoshme për shërimin e shpejtë të inflamacioneve të muskujve që vjen si pasojë e ushtrimeve të rënda. Mungesa e konsumimit të muskujve pas 12 ushtrimeve do të rezultojë me dhimbje në muskujt, dhimbje kjo që mund të zgjatë një kohë. Inflamacionet e muskujve janë të dhimbshme, e për ta shpejtuar përmirësimin e tyre dhe për ta zvogëluar inflamacionin, sugjerohet të hani patate, spinaq dhe panxhar.

(Kosova Sot)