Receta që eliminon aromat e pakëndshme të trupit

  • 31 August 2016 - 14:23
Receta që eliminon aromat e pakëndshme të trupit

Ushqimet dhe pijet që i konsumojmë në organizëm në masë të madhe ndikojnë në shëndetin tonë, por edhe në aromat trupore, disponim, por edhe në aromat e trupit, të cilat i sekretojmë qoftë përmes djersitjes apo ndonjë mënyre tjetër. Nëse dëshironi të siguroheni se tretja juaj po funksionon si duhet dhe do ta largoni secilën mundësi të aromës së keqe, atëherë përcaktohuni për këtë recetë të shijshme, e po ashtu edhe partneri dhe miqtë do t’jua dinë për nder. Kjo recetë është shumë e shijshme dhe në të njëjtën kohë ndikon, ashtu që do të keni aromë të këndshme të trupit tuaj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

2 mollë, 4-5 gjethe të lakrës së freskët jeshile, 1 pjesë majdanoz, lëngun e një limoni të shtrydhur, 1 pjesë xhenxhefil

Përgatitja:

1. Përbërësit i pastroni në ujë të ftohtë dhe gjithçka hidhni në blender.

2. Nëse përbërësit nuk janë ftohur mirë, shtoni edhe pak akull.

3. Përzieni gjithçka mirë, e hidhni në gotë dhe e pini në mëngjes në lukth të thatë apo midis shujtave. 

(Kosova Sot)