Bajamet, të dobishme kundër mbipeshës

  • 31 August 2016 - 17:39
Bajamet, të dobishme kundër mbipeshës

Nëse ka ushqime grimcuese që janë të shëndetshme, atëherë bajamet janë të tilla. Janë të shumta studimet që tregojnë se përdorimi i bajameve si ushqim grimcues, e ul rrezikun nga mbipesha, diabeti, sëmundjet e zemrës dhe shtresimi i dhjamit në bel, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Një studim i udhëhequr nga Dr. Carol O'Neil, nga Universiteti shtetëror i Luizianës, SHBA, tregon se njerëzit që hanë bajame janë në përgjithësi më të shëndetshëm, krahasuar me ata që nuk hanë bajame. Rezultatet e këtij studimi bazohen në analizimin e të dhënave nga 24,808 persona të rritur.

Një analizë nga Dr. Richard Mattes, nga Universiteti “Purdue”, konstatoi se njerëzit që hanë rreth 40 gramë bajame në ditë, kanë një kontroll më të mirë ndaj apetitit dhe nivele më të mira të sheqerit në gjak, si dhe një konsumim më të lartë të vitaminës E dhe yndyrave mono të ngopura. Studimi i cili bazohet në të dhënat e 137 personave të rritur, të rrezikuar nga diabeti i tipit II, po ashtu konstatoi se konsumimi i përditshëm i bajameve ndihmon në mbajtjen e peshës ideale trupore.

(Kosova Sot)