Ushqimi mesdhetar mbron zemrën më mirë se ilaçet

  • 31 August 2016 - 20:26
Ushqimi mesdhetar mbron zemrën më mirë se ilaçet

E kspertët e njohur konsiderojnë se njerëzit, që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, duhet të konsumojnë ushqim të përshkruar e të pasur me vaj ulliri, perime dhe me pemë me lëvozhgë të fortë, para se të përcaktohen për ilaçe. Zbulimi i prezantuar në Romë, në konferencën më të madhe botërore kushtuar sëmundjeve të zemrës ka treguar se njerëzit me sëmundje kardiovaskulare që kanë konsumuar ushqim mesdhetar për 37 për qind më pak ishin të rrezikuar nga vdekja e parakohshme, në krahasim me ata persona që ishin ushqyer me medikamente, raporton Gazeta Kosova Sot

Mjekët britanikë pohojnë se studimi jep recetë të thjeshtë për parandalimin e vdekjes si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare dhe këtë pa efekte të dëmshme anësore.

Tashmë është dëshmuar se ushqimi mesdhetar mbron njerëzit e shëndetshëm nga zhvillimi i sëmundjeve të zemrës, diabeti dhe kanceri. Mirëpo, ky studimi fundit jep faktet më të forta deri më tani se është e dobishme edhe te personat që tashmë vuajnë nga disa sëmundje kardiovaskulare.

(Kosova Sot)