Ilaçe të çuditshme shtëpiake, por të efektshme

  • 31 August 2016 - 22:58
Ilaçe të çuditshme shtëpiake, por të efektshme

Ilaçet shtëpiake nuk janë të shtrenjta dhe nuk përmbajnë kemikate, duke mos dëmtuar shëndetin. Përbërësit për ilaçet shtëpiake zakonisht janë superushqime, erëza që mund të ndihmojnë pa u brengosur rreth efekteve të dëmshme anësore. Ilaçet shtëpiake dhe recetat e vjetra kalojnë dhe përcillen nga njëra gjeneratë në tjetrën. Disa ilaçe, megjithëse duket të çuditshme, kanë efekt. Ja disa prej tyre, raporton Gazeta Kosova Sot

SHËRONI MUNDIMET ME XHENXHEFIL Aju është turbulluar ndonjëherë derisa ishit në autobus, aeroplan apo në një tren që lëviz shpejt? Është një nga ndjenjat më të mërzitshme në botë. Ja një ilaç kundër këtyre mundimeve: Copëtoni xhenxhefilin e freskët në rriska të holla. Xhenxhefilin e futni në një enë plastike. Thithni një shtresë xhenxhefili sa herë të ndieni këto mundime.

Image

 

ME VODKË HIQNI AROMËN E KËMBËVE Akeni përjetuar aromën e keqe të këmbeve pasi keni përfunduar ushtrimet që ka aromë të tmerrshme, apo jo? Zakonisht, njerëzit shpëlajnë këmbët e tyre me sapun dhe ujë. Një tretman i shpejtë është ai me vodkë, vepron si antiseptik që me efikasitet largon bakteret. Hidhni pak vodkë në pambuk. Më pas me pambuk lyeni këmbët. E lini të thahet.

Image

 

BOLLGURI PËR TRAJTIMET E EKZEMËS Bollguri përmban përbërës, që luftojnë inflamacionet, vepron si antioksidues dhe ndihmon në zbutjen e lëkurës së thatë dhe asaj me njolla. Kjo është një ndihmë ekstra për të gjithë ata që vuajnë nga ekzema, sepse kjo gjendje e lëkurës është e dhimbshme dhe irrituese. Bollguri po ashtu ndihmon në largimin e shtresave të lëkurës. Për të përgatitur një maskë me bollgur, ju nevojitet një gotë qumësht dhe dy gota qull tërshëre. Përbërësit i vendosni në enë të pastër dhe e futni në mikrovalë për 30 sekonda. E lini të ftohet para se ta aplikoni në fytyrë. E lini në fytyrë për 20-20 minuta dhe e shpëlani me ujë të ftohtë. 

 

Image

 

PINI UJË ME KOKËN TEPOSHTË KUNDËR LEMZËS T ingëllon si marrëzi, por do të befasoheni se sa efektiv ky ilaç shtëpiak që është. Kjo ndodh kur nervi endacak, që lëviz nga truri deri në stomak, irritohet. Për të trajtuar lemzën e mërzitshme, ju duhet ta shpërqendroni nervin endacak duke hequr mendjen prej tij. Nuk ka ndonjë shpjegim shkencor për këtë, por njerëzit që e kanë provuar pohojnë se është një trajtim efektiv kundër lemzës. Ja si veproni: Mbusheni një gotë me ujë. Shtrihuni në mënyrë që koka juaj të mbetet teposhtë. Lejoni që buzët tuaj atë prekin anën e kundërt të gotës dhe ngadalë e pini ujin.

Image

 

PASTA E DHËMBËVE PËR TRAJTIMIN E TË DJEGURAVE F atkeqësitë në kuzhinë janë të pashmangshme. Ka raste kur prekni me dorë një enë të nxehtë, apo kur gishtërinjtë i vendosni në ujë të ngrohtë dhe përfundoni me të djegura. Përderisa reaksioni i menjëhershëm është që duart t'i vendosni në enë me ujë të ftohtë, dhimbja shfaqet porsa t'i hiqni nga aty. Një mënyrë efektive për t'u marrë me këtë problem është që hapësirën e djegur ta lyeni me pastë të dhëmbëve dhe ta fusni në ujë të ftohtë. Edhe nëse kafshoheni nga mushkonjat, pasta e dhëmbëve është ilaç.

Image

 

(Kosova Sot)