Sa më herët ta zbuloni, aq më shpejt do ta shëroni

  • 24 September 2016 - 23:13
Sa më herët ta zbuloni, aq më shpejt do ta shëroni

Është rregull i përgjithshëm se stomatologun duhet vizituar çdo gjashtë muaj, e ata me telashe me higjienë dhe probleme të tjera, edhe më shpesh. Ritmi i shpejtë i jetës dhe frika bëjnë që mos ta vizitojmë deri 10 vjet. Çfarë ndodh nëse anashkalojmë vizitat?,transmeton Gazeta Kosova Sot.

 Gjashtë muaj  

Në këtë periudhë, shumë pacientë nuk do të janë të vetëdijshëm për kariesin që zhvillohet, e me kalimin e kohës përhapet dhe fillon ta dëmtojë dhëmbin.

 Një vit  

Anashkalimi i kontrolleve te stomatologu për një vit do të thotë se ka gjasa për lajmërimin e sëmundjeve të mishit të dhëmbëve, e simptomat janë dhimbje dhe gjakderdhje. Kështu vjen deri te rënia e dhëmbit.

 Dy vjet  

Pas shfaqjes së dhimbjes, ajo tashmë është shtuar. Në vend të largimit të kariesit, që lehtë hiqet nëse i kontrolloni dhëmbët në fillim, tash duhet hequr nervin e dhëmbit apo nxjerrjen komplet të dhëmbit.

Pesë vjet  

Problemet në lidhje me shëndetin oral tashmë janë shumë më serioze. Cistet dhe inflamacionet janë disa prej tyre. Po ashtu, pas pesë vjetëve, guri në dhëmbë grumbullohet në sasi të mëdha që përshpejton rënien e tyre.

(Kosova Sot)