Livanda më efikase sesa ilaçet për trajtim të ankthit

  • 26 September 2016 - 15:20
Livanda më efikase sesa ilaçet për trajtim të ankthit

Hulumtuesit kanë zbuluar që pacientëve, të cilëve u është dhënë sileksani (livandë e përgatitur për përdorim oral) kanë pasur shkallë më të ulët të ankthit sesa ata që kanë pranuar placebo ose ilaçe kundër depresionit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Studimin e ka bërë Fakulteti i Mjekësisë në Vjenë, ndërsa në të kanë marrë pjesë 500 persona të diagnostikuar me çrregullime të ankthit. Rezultatet zbulojnë që ankthi është reduktuar për 14.1 pikë për grupin e trajtuar me livandë, 11.3 pikë për ata që kanë pranuar ilaçe kundër depresionit dhe për 9.5 pikë për ata që kanë përdorur placebo.

Mendohet që livanda ka efekt në substancat kimike të trurit, të cilat kanë të bëjnë me ankthin, por ata që kanë përdorur livandë kanë pasur edhe më pak efekte të padëshiruara. 

(Kosova Sot)