Ushqimet që ju mbajnë ngopur

  • 26 September 2016 - 23:43
Ushqimet që ju mbajnë ngopur

Mënyra kyçe për të ruajtur peshën aktuale apo për të humbur ndonjë kilogram shtesë është të hani pak, por edhe të ndiheni mirë në ushqim. Pra, si mund ta shmangim konsumimin e tepërt? Lehtë, hani ushqime që ju mbajnë ngopur më gjatë,raporton Gazeta Kosova Sot

BOLLGURI Bollguri është shujta e përsosur e ditës. Është përplot me fibra që mund ta forcojë energjinë tuaj gjatë gjithë ditës. Mund të shmangni sulmet e urisë para drekës, nëse e konsumoni këtë ushqim me fibra. Ndikon mirë edhe në nivelin e kolesterolit dhe për zemër.

Image

 

BROKOLI Brockli është një nga ushqimet më së miri të njohura. Është i pasur me antioksidues, është i shkëlqyeshëm për lëkurën por edhe për shëndetin në përgjithësi. Është ushqim që e lufton kancerin. Brokoli ju mban të ngopur dhe plot energji po ashtu, është i pasur me fibra.

Image

 

LAKRA JESHILE L akra jeshile është superushqim që gjithmonë duhet të jetë pjesë e ushqimit tuaj. Është i mbushur me veti shëruese. Përmban sasi të madhe me antioksidues dhe fibra. Dy gota me këtë lloj të lakrës posedojnë 4.8 gramë me fibra. Në vend se të hani ushqime të grimcuara me kalori, hani lakër jeshile.

Image

 

BAJAMET Bajamet janë burim i mirë për proteina, fibra dhe yndyra të shëndetshme. Bajamet janë zamër e hatashme për pasdites, ju mbajnë të ngopur dhe nuk ju sulmon uria gjatë ditës. Duhet t'i konsumoni në porcione të vogla.

Image

 

KAROTAT Ky burim me sasi të lartë me betakarotinë është më i miri për ta grimcuar për njerëzit që duan të pakësojnë shprehitë e tyre të konsumimit të tepër të ushqimeve. Posedon pak kalori, shumë vitamina dhe është burim i shkëlqyeshëm për fibra.

Image

 

MOLLËT Një mollë në ditë bën mrekullinë. Madje, nganjëherë shtohet nevoja të hani më shumë se një mollë në ditë. Mollët ju mbajnë të ngopur pasi që janë të pasura me fibra. Një mollë me madhësi mesatare përmban 4.4 gramë fibra.

Image

 

(Kosova Sot)