"Wi-Fi": Vrasësi i qetë që po na vret ngadalë

  • 27 September 2016 - 08:39

Në shoqërinë moderne, pothuajse secili është i varur nga interneti. Këtë na e lejon shfaqja e lidhjeve pa kabllo "Wi-Fi". Mund ta përdorim kudo, pa marrë parasysh se ku gjendemi. Edhe pse kjo disi na bën të ndihemi mirë dhe të lumtur, t'i kemi pranë ata q dëshirojmë të jemi në kontakt, nuk duhet harruar efektin negativ që shkakton interneti, transmeton gazeta Kosova Sot.

KËTO JANË DISA NGA PASOJA E EKSPOZIMIT NDAJ SINJALIT "WI-FI":

• Probleme me përqendrim; • Dhimbje në veshë; • Dhimbje të shpeshta intensive të kokës; • Lodhje kronike; • Probleme me gjumin. Mirëpo, është fakt se nuk mund të shmangin përdorimin e internetit pa kabllo në tërësi. Kështu që, askush nuk mundet t'ju këshillojë që të ndaloni me përdorimin e tyre, por mund t'ju këshillojmë me disa këshilla të shëndetshme, në mënyrë që të kufizohet apo të pakësohet sadopak efekti i tyre i dëmshëm dhe për të pakësuar efektet e dëmshme anësore që vijnë bashkë me të: • Përkujdesuni që të shkyçni programet "Wi-Fi" para se të shkoni në gjumë; • Pajisjen për internet pa kabllo nuk duhet ta mbani në kuzhinë apo në dhomën e gjumit; • Kur jeni në shtëpi përdorni telefonat me kabllo, në mënyrë që valët elektromagnetike të zvogëlohen; • Shkyçni pajisjet "Wi-Fi" kur nuk i përdorni, sepse në këtë mënyrë mund të ndaloni valët elektromagnetike që dëmshëm ndikojnë në zhvillimin e fëmijëve.

(Kosova Sot)