Agrumet, efikase për uljen e kolesterolit

  • 28 September 2016 - 08:28
Agrumet, efikase për uljen e kolesterolit

Për shkak të vlerës së ulët energjetike, agrumet janë shumë të dobishme për organizëm. Falë vitaminës C, ato përmirësojnë absorbimin e hekurit, e për shkak të përmbajtjes së kaliumit, magnezit dhe kalciumit, ato zvogëlojnë rrezikun nga hipertensioni. Agrumet po ashtu zvogëlojnë edhe rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut, falë likopenit, i cili e ulë nivelin e kolesterolit, derisa flavonoidet e pranishme zvogëlojnë rrezikun nga trashja e gjakut, transmeton gazeta Kosova Sot.

Ato parandalojnë edhe paraqitjen e kapsllëkut, hemorroideve, karcinomës së zorrës së trashë, etj. Gjakderdhja nga mishi i dhëmbëve është njëri ndër treguesit më të shpeshtë që organizmit tuaj i mungon vitamina C, prandaj duhet të konsumoni sa më shumë agrume, në forma të ndryshme. E njëjta gjë vlen edhe për duhanxhinjtë dhe për alkoolistët, të cilët nuk ushqehen me rregull. Preferohet që, në vend të kafes, ta pini një limonadë të freskët.

(Kosova Sot)