Kjo pije magjike jua ndryshon jetën rrënjësisht

  • 28 September 2016 - 10:32
Kjo pije magjike jua ndryshon jetën rrënjësisht

Njerëzit shpesh harrojnë që mëlçia e ka fjalën kryesore në atë se a do të humbim peshë dhe sa. Mu për këtë shkak, shumë njerëz nuk mund të humbin në peshë, pa marrë parasysh se sa mundohen. Nëse edhe ju bëni pjesë në këtë grup, atëherë përdoreni këtë recetë dhe, së pari, detoksikojeni mëlçinë tuaj, ashtu që do ta përdorni këtë pije tri herë në ditë, për tri ditë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Gjatë këtyre tri ditëve evitoni ushqimet e rënda dhe hani shëndetshëm, në mënyrë që ta lehtësoni procesin e detoksikimit.

Përbërësit:

3 limona

1 filxhan majdanoz të grirë

5 copë selino

6 filxhan ujë

Përgatitja:

Vendoseni lëngun e limonit, majdanozin dhe selinon në bluarës dhe bluani, më pas shtojeni ujin dhe përzieni. Pini nga dy gota të kësaj pije tri herë në ditë në bark të thatë, për tri ditë me radhë, e më pas bëjeni një pauzë prej 7-10 ditësh dhe përsëriteni këtë proces.

(Kosova Sot)