Çaji që pastron organizmin nga helmet dhe parazitët

  • 28 September 2016 - 13:46
Çaji që pastron organizmin nga helmet dhe parazitët

Kurkuma shumë kohë më parë është përdorur në Indi për largimin e helmeve nga trupi, përderisa mjekësia moderne e ka vërtetuar se ndihmon edhe në shërimin e kancerit dhe demencës. Kurkuma është aleat i mirë kundër infeksioneve të ndryshme përderisa xhenxhefili përmirëson qarkullimin, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

Gjysmë luge xhenxhefil;

Gjysmë luge kanellë;

Gjysmë luge karafila të thatë;

1/6 e lugës kurkumë;

Një gotë e gjysmë ujë;

Gjysmë gote qumësht;

Nëse dëshironi mund të shtoni edhe pak mjaltë.

Mënyra e përgatitjes:

Përzieni të gjitha erëzat me një gotë ujë të vluar. Nëse nuk janë erëza të bluara, por përgatisni çaj nga farat, duhet ta lini çajin të vlojë në zjarr të lehtë për 5 minuta. Përzieni mirë gjithçka. Më pas shtoni një gotë qumësht të nxehtë. Çajin e pini gjatë ditës, sa të dëshironi. Ky çaj dhuron energji dhe ndihmon në pastrimin e organizmit nga helmet dhe parazitët, ndihmon te ftohjet, rënia e imunitetit dhe te të gjitha llojet e dhimbjeve. 

(Kosova Sot)