Shtatë vrasësit e ftohjes

  • 28 September 2016 - 20:57
Shtatë vrasësit e ftohjes

Vjeshta sjell gripa dhe ftohje. Por, me konsumimin e këtyre ushqimeve, do ta keni një imunitet më të fortë,transmeton Gazeta Kosova Sot.

Me rastin e përzgjedhjes së të gjitha shujtave në ditë, duhet përkushtuar kujdes, sidomos gjatë ditëve të ftohta, se çfarë kualiteti ofron çdo shujtë. Natyrisht, ndonjëherë guxojmë edhe të gabojmë dhe ta evitojmë supën për kafjall. Por, nëse duam që ta ruajmë shëndetin, atëherë duhet që, të paktën, t’i konsumojmë disa nga këto gjësende ushqimore.

Tërshëra dhe thekra janë drithëra që janë plot beta-glukanë. Si të tilla, ato ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.

Të gjithë e dinë se çaji është plot me antioksidues. Natyrisht, kjo nuk vlen për të gjitha çajet, prandaj gjatë vjeshtës dhe dimrit duhet konsumuar llojet më natyrore. Njerëzit të cilët pinë rregullisht çaj kanë një nivel disa herë më të lartë të interferonit në organizëm. Interferoni lufton viruset.
Guacat përmbajnë shumë selen, i cili i nxit qelizat e bardha të prodhojnë citokinë. Citokina është proteinë për largimin e virusit të gripit nga trupi.
Qelizat e bardha të gjakut, të cilat e mbrojnë organizmin, bëhen më agresive dhe efikase me konsumimin e kërpudhave.
Asnjë supë në botë nuk është aq efikase për forcimin e imunitetit dhe luftimin e sëmundjeve, sikur supa e pulës. Gjatë procesit të zierjes së pulës, ajo liron aminoacide, të cilat janë të ngjashme me ilaçet kundër bronkitit. Në kombinim me përbërës të tjerë, sikur që janë hudhra dhe qepa, supa e pulës është edhe më efikase.
Njëri ndër përbërësit e sistemit imun është zinku – Niveli i zinkut në mishin e lopës është shumë i lartë, prandaj ata që nuk e konsumojnë këtë mish, humbin shumë. Zinku ka rëndësi të madhe për formimin e rruazave të bardha të gjakut.
Mbretëresha e ilaçeve natyrore – hudhra – përmban përbërësin aktiv alicinë, i cili lufton infektimet me baktere dhe viruse. Përpos që ka rëndësi në luftë kundër ftohjes dhe gripit, hudhra parandalon edhe formimin e kancerit të zorrës së trashë dhe të lukthit. 

(Kosova Sot)