Shpresë e re për personat të cilëve u bien flokët

  • 29 September 2016 - 08:13
Shpresë e re për personat të cilëve u bien flokët

S hkencëtarët kanë arritur rezultate të mahnitshme në shërimin e tullacërisë. Ata shkencë- tarë që merren me humbjen e flokut te njerëzit kanë ardhur te një zbulim fantastik. Tretmani i ri do të mundej të sillte lehtësim për një numër të madh njerëzisht që vuajnë nga kjo sëmundje autoimune,raporton Gazeta Kosova Sot

Hulumtuesit nga qendra mjekësore "Columbia" kanë zbuluar se 75 për qind e njerëzve që kishin marrë ilaçin "ruksolitinib", u ishte vërejtur rritje e flokut. Gjatë katër muajve sa kishte zgjatur studimi, ishin vërejtur përmirësime të dukshme në gjendjen e qimeve.

Dr. Jullian McKei, dermatologe në universitet, pohon se ky studim ishte i nivelit jo të madh, po ka vërtetuar se inhibatorët "JAK" paraqesin tretmanin e parë efikas në shërimin e humbjes së flokut. "Ky zbulim pacientëve u jep shpresë, të cilët ballafaqohen me pasoja emocionale me këtë sëmundje", thotë ajo. Në këtë studim, 12 pacientë kishin marrë 20 mg ilaç "ruksolitinib", dy herë në ditë për gjashtë muaj rresht. Te nëntë prej tyre ishte vërejtur rritje e flokut deri në 50 për qind më shumë. 

(Kosova Sot)