Receta për bukën pa miell, të cilën e lejojnë dietat më të njohura

  • 29 September 2016 - 11:40
Receta për bukën pa miell, të cilën e lejojnë dietat më të njohura

Buka për shumicën është ushqimi i preferuar, të cilin e kombinojnë me ushqime dhe gjellë të ndryshme. Por, ky ushqim ndërlidhet me mbipeshën, sepse është përplot karbohidrate. Nëse dëshironi të kënaqeni në sandviçin e shijshëm, përgatiteni versionin e bukës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

-3 vezë;

- 100 gramë lyerje djathi;

- 1/2 e lugë pluhur për pjekurina;

- kripë;

- letër për pjekje.

Përgatitja:

1. Në një enë ndani të bardhët e vezëve, shtoni pak kripë dhe i përzieni.

2. Në enën tjetër hidhni të verdhët e vezës, djathin dhe pluhurin për pjekurina dhe përzieni mirë derisa të fitoni një masë të butë.

3. Në masën e fituar, gradualisht shtoni të bardhët e vezëve dhe ngadalë e përzieni.

4. Në tepsi shtrini letrën për pjekje, me lugë merrni masën dhe e hidhni në letër.

5. Tepsinë e futni në furrën e ngrohur dhe piqni pjekurinën për rreth 25 minuta në 150 gradë.

(Kosova Sot)