Lëngjet për shëndetin e organizmit dhe rregullimin e peshës trupore

  • 29 September 2016 - 19:58
Lëngjet për shëndetin e organizmit dhe rregullimin e peshës trupore

Te disa persona, mbipesha nuk është vetëm pasojë e ushqimit të dëmshëm dhe konsumimit të tepërt të ushqimit, por mund të jetë edhe si pasojë e çrregullimit të punës së organeve.Në përmirësimin e linjës dhe shëndetit në përgjithësi, mundet t'ju ndihmojë konsumimi i lëngjeve të pemëve dhe perimeve, transmeton gazeta Kosova Sot.

JA LËNGJET QË MUND T'JU NDIHMOJNË NË PUNËN MË TË MIRË TË ORGANEVE

Lëngu i mollës - është i shkëlqyeshëm për mbarë traktin tretës. Agrumet - e limonit, portokallit, grejpfrutit, janë lëngje të pasura me vitaminë C, që ka efekt të fortë detoksikues dhe i shkëlqyeshëm për të gjitha organet. Lëngu i panxharit - është i pasur me fitonutriente që ndihmojnë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut dhe parandalon inflamacionet në organizëm. Po ashtu vrasin qelizat e tumoreve dhe kanë përbërës të fortë detoksues. Lëngu i karotës - është një nga burimet më të mira me betakarotinë, i cili është i nevojshëm për shëndetin e lëkurës, por edhe të syve. Majdanozi - rrënjët dhe gjethet e majdanozit si lëng ju ndihmojnë që të keni një tretje më të mirë, si dhe të keni imunitet më të fortë. Pos kësaj, majdanozi është i shkëlqyeshëm në luftën kundër qelizave kancerogjene. Xhenxhefili i freskët - është i shkëlqyeshëm për sistemin tretës, sidomos te pengesat në tretje dhe te mundimet e të vjellat. Selino - është i pasur me silic që eshtrave u dhuron fortësinë. Po ashtu, është i shkëlqyeshëm në detoksikimin e organizmit. Avokado - është e pasur me yndyra të shëndetshme që ndihmojnë në humbjen e peshës së tepërt trupore dhe ndihmon te funksionet metabolike. Po ashtu, tretet ngadalë, prandaj konsiderohet se ndikon në pakësimin e urisë. Lëngu i domates - përmban likopen, antioksidues i fortë dhe është i pasur me vitaminën C, konsiderohet i hatashëm për pastrimin e organizmit, sidomos të mëlçisë nga përbërësit e dëmshëm.

(Kosova Sot)