Shërohuni me recetat antike me ullinj

  • 30 September 2016 - 12:46
Shërohuni me recetat antike me ullinj

Ullinjtë nuk kanë kalori, e janë të pasura me hekur dhe bakër, vitamina E dhe fitokemikate, që e mbrojnë organizmin. Për terapi përdoret vaji, gjethet dhe fryti, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kundër dhimbjeve të veshit

Një pjesë të garzës apo pak pambuk e lagni me vaj të vakët ulliri dhe e vendosni te veshi, ku ndieni dhimbje. Përsëriteni disa ditë rresht.

Kundër kapsllëkut

Në mëngjes para ushqimit merrni 1-2 lugë vaj ulliri. Fëmijëve jepuni një lugë në mëngjes, para kafjallit.

Për hedhjen jashtë të gurëve nga veshkat

Nga tre deri pesë ditë, para gjumit merrni nga dy lugë vaj ulliri. Këtë bëjeni për pakësimin e dhimbjeve gjatë hedhjes së gurëve dhe rërës përmes urinës. Pesë ditë para kafjallit, drekës dhe darkës merrni nga një lugë vaj të parafinuar, mund t’i shtoni edhe majdanoz të prerë.

Për tretje më të mirë

Çdo mëngjes, para ushqimit, merrni nga një lugë vaj ulliri

Kundër shtypjes së lartë të gjakut

Në 300 ml ujë zieni 20 gjethe të ullirit derisa uji të mos avullohet për 2/3. Më pas e hiqni, e ëmbëltoni dhe e pini të ngrohtë dy herë në ditë, para kafjallit dhe darkës.

Pas infarktit

Përzierjen e dy lugëve gjethe të imtësuara të ullinjve dhe nga një të mentë dhe livandë i përzieni me 700 ml ujë të vluar, e lini të qëndrojë për 2 orë, pini nga 100 ml çdo orë. 

(Kosova Sot)