Agrumet, formula për zvogëlimin e kolesterolit

  • 30 September 2016 - 21:59
Agrumet, formula për zvogëlimin e kolesterolit

Agrumet me të vërtetë janë eliksir i shëndetit. Shkaku i vlerave të ulëta energjike zvogëlon rrezikun për mbipeshë, derisa përmbajtja e lartë me antioksidues ul rrezikun nga sëmundjet kronike. Falë vitaminave C, përmirësojnë absorbimin e hekurit, e shkaku se posedojnë kalium, ulin rrezikun nga hipertensioni, ulin rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, falë likopenit ulin nivelin e kolesterolit, derisa flavanoidet e pranishme pakësojnë rrezikun nga trombocidet,transmeton gazeta Kosova Sot. Agrumet parandalojnë edhe shfaqjen e kapsllëkut, hemorroideve, kancerin e zorrës së trashë. Gjakderdhja nga mishrat e dhëmbëve tregojnë se organizmit tuaj i mungon vitamina C, kështu që limonin duhet ta konsumoni në forma të ndryshme. Sugjerohet po ashtu që në vend të kafesë të pini limonadë.

(Kosova Sot)