Shmangni këto ushqime nëse keni shtypje të lartë të gjakut

  • 30 September 2016 - 22:33
Shmangni këto ushqime nëse keni shtypje të lartë të gjakut

Çfarë e shkakton shtypjen e lartë të gjakut? Nëse edhe ju jeni prej atyre që kanë shtypje të lartë të gjakut, atëherë shmangni këto ushqime,transmeton gazeta Kosova Sot.

Trangujt turshi

Trangujt posedojnë pak kalori, pa yndyrë, dhe janë të pasur me vitaminën K, që ndihmon në koagulimin e gjakut gjatë lëndimeve. Por, një tranguj turshi mesatar përmban më shumë se 570 mg natrium, që është më shumë se 1/3 e sasisë ditore të nevojshme.

Image

 Lakrat turshi

Lakrat turshi janë të pasura me vitamina C dhe K, hekur, fibra dhe e forcojnë sistemin imun. Përmbajnë sasi të lartë me natrium, madje edhe atëherë kur e zgjidhni lakrën me mbishkrimin se posedon sasi të ulët të natriumit.

Image

 Proshuta

Pos se është e shijshme proshuta përmban sasi të lartë me vitaminat e grupit B (vitaminat B1, B2, B3, B6, B12), vitamina D, zink, hekur dhe magnez. Po ashtu, përmban sasi të lartë me natrium. Vetëm tri rriska proshutë përmbajnë rreth 270 mg natrium dhe 4,5 gramë yndyrë.

Image

Qumështi me yndyrë

Kur të tentoni të ndërtoni muskujt, atëherë duhet ta dini se qumështi i yndyrshëm është zgjedhja ideale. Një gotë qumësht me yndyrë përmban rreth 8 gramë yndyra. Nëse keni dhe ju shtypje të lartë të gjakut, atëherë qumështin që e kosnumoni duhet të ketë vetëm 2 për qind yndyrë.

Image

 Petullat

Të gjithë i pëlqejmë petullat dhe shije e tyre të ëmbël dhe cilësinë, por po ashtu e dimë se nuk janë të shëndetshme. Një petull mund të ketë më shumë se 300 kalori dhe 12 gramë yndyrë. Petullat paraqesin yndyra trans dhe të ngopura që shkaktojnë sëmundjet kardiovaskulare.

Image

 Alkooli

Konsumimi i tepërt i alkoolit mundet ta rritë shtypjen e gjakut si dhe të dëmtojë muret e enëve të gjakut. Personat të cilët vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut në tërësi duhet shmangur konsumimin e alkoolit. 

Image

 

(Kosova Sot)