Gjithmonë të ngopur: Zëvendësimet ideale për patate dhe makarona

  • 01 October 2016 - 23:15
Gjithmonë të ngopur: Zëvendësimet ideale për patate dhe makarona

Të gjithë ata që duan ta ruajnë linjën e trupit apo ta heqin ndonjë kilogram shtesë, duhet pasur kujdes sa dhe çfarë hanë. Nëse ju mungojnë idetë e nuk dëshironi të jeni të uritur, provoni zëvendësimet për makarona dhe patate,transmeton gazeta Kosova Sot.

 Zëvendësimi për patate

Ky ushqim mund të përgatitet në shumë mënyra, e nuk përmban kurrfarë yndyrash. Ka pak karbohidrate dhe kalori, prandaj është zëvendësim ideal për pataten. Lulelakrën e zieni dhe e përgatitni si pataten, duke e bërë pure.

Zëvendësimi për makarona

Makaronat për shumicën janë shujta e preferuar e shpejtë që mund të përgatitet për gjysmë ore. Edhe pse janë të shijshme, makaronat nuk janë aleat i linjës tuaj. Në vijim ju sjellim recetën për spagetat më të shijshme.

Përbërësit:

- 1 lugë vaj ulliri;

- 20 dkg gjoks pule;

- 1-2 thelpinj të hudhrës;

- 1 kokë qepë;

- 300 gr domate të copëtuara;

- 2 kungulleshka të prera në rriska;

- Kripë, piper;

- Borzilok të freskët ose të tharë.

Përgatitja:

1. Në një enë ngrohni vajin dhe shtoni copëzat e pulës, kripën dhe piperin.

2. Pulën e piqni lehtë dhe shtoni qepën dhe hudhrat e copëtuara.

3. Të gjitha i zieni bashkë derisa të zbutet dhe shtoni domaten.

4. E lini të zihet dhe pakësoni zjarrin dhe e lini të vlojë edhe për 5 minuta.

5. Shtoni borzilokun dhe e zini për 5 deri 10 minuta, derisa salca të trashet. 

(Kosova Sot)