Pas këtij pastrimi, nuk do të ndjeni dhimbje në shpinë, qafë dhe nyja

  • 18 October 2016 - 20:45
Pas këtij pastrimi, nuk do të ndjeni dhimbje në shpinë, qafë dhe nyja

Merrni orizin, aq lugë për aq sa vite keni. E shpëlani dhe e futni në kavanoz. E mbushni me ujë të vluar dhe e mbyllni. Në mëngjes e merrni një lugë oriz dhe e zieni pa kripë, 3-4 minuta, në ujë tjetër. E konsumoni në stomak të thatë, në mëngjes. Njëjtë veproni dhe mëngjesin tjetër.,raporton Gazeta Kosova Sot

Fshehtësitë e kësaj metode fshihen në oriz, që ka strukture të kristaltë. Kur kokrrat të futen në ujë, prej tyre del niseshteja dhe shfaqen qelizat. Orizi tretet në zorrë, e jo në lukth, e kokrrat e tij ndikojnë si absorbues. Me këtë mënyrë pastrohen zorrët, enët e gjakut, nyjat dhe pjesët e tjera të organizmit. Pastrimi i organizmit me oriz ndihmon në rregullimin e metabolizmit dhe rregullon peshën trupore. Pas tretmanit, do të ndiheni më të ri, dhe më të shëndetshëm. Është kusht që kur ta përdorni orizin në mëngjes, tri orë rresht të mos konsumoni asgjë. Efekti i tretmanit nuk është i përnjëhershëm, por gradual. Pas dy javësh pason pastrimi i organizmit. Helmet i hidhni përmes urinës dhe jashtëqitjes. Mos harroni të pini së paku dy litra ujë në ditë, por edhe çaj të gjelbër.

(Kosova Sot)