Llojet e shkëlqyeshme të çajit për detoksikim

  • 20 October 2016 - 16:28
Llojet e shkëlqyeshme të çajit për detoksikim

Derisa disa thonë se nuk mund të zgjohen pa kafe, disa të tjerë pëlqejnë kakaon apo çajin me shije dhe të shëndetshëm. Çaji është opsion i shëndetshëm që i pëlqen jo vetëm trupit dhe lëkurës, por edhe ju ofron energji dhe pastron organizmin.

ÇAJI ME KANELLË Kanella është antioksiduesi i dytë më i fortë në botë. Ndihmon të humbni në peshë dhe shkrin dhjamin. Receta: Çaj i gjelbër; Një lugë e madhe kanellë; Lëngu i limonit; Mjaltë.

ÇAJI ME XHENXHEFIL Ky çaj është zgjedhje e shkëlqyeshme nëse keni mundim dhe të vjella dhe probleme me stomakun, por ju dhuron energji dhe rigjallëron trupin. Receta: Çaj të gjelbër; Lëng limoni; Një lugë xhenxhefil; Mjalti.

ÇAJ ME KURKUMË Është i përsosur për lëkurë, përmirëson funksionimin e mëlçisë dhe zvogëlon inflamacionet. Receta: ¼ e lugës kurkumë; 1 lugë xhenxhefil pluhur; 2 gota ujë; 1 lugë e madhe mjaltë.

(Kosova Sot)