Dardhët – ushqimi ideal për vjeshtë

  • 20 October 2016 - 23:33
Dardhët – ushqimi ideal për vjeshtë

Dardha është shumë e shëndetshme dhe për vetitë e saj flitet qëmoti. Kujdeset për linjën trupore dhe shëndetin në përgjithësi,transmeton gazeta Kosova Sot.

Dardhët ruajnë linjën

Një dardhë me madhësi mesatare përmban 96 kalori. Është e hatashme për tretjen, sepse në përbërjen e saj ka 5,1 gramë fibra. Ushqimet e pasura me fibra ndihmojnë në parandalimin e fryrjeve, ndërsa ndikojnë në sasi të rregullt të kolesterolit.

Plot me vitamina dhe minerale

Dardhët janë burim për vitaminat – C, K, B2, B3 dhe B6. Për shtatzënat apo nënat që foshnjën e ushqejnë me qumështin nga gjiri, duhet ta dinë se përmbajnë acid folik. Sugjerohen edhe si ushqim ideal për foshnjat. Nga mineralet përmbajnë kalcium, magnez, kalium, bakër dhe mangan. Vitamina C dhe bakri janë antioksidues, e konsumimi i tyre bën çudinë për sistemin tuaj imun, e me fillimin e sezonit të gripit dhe ftohjeve, dardhët ju mbrojnë nga këto gjendje. 

(Kosova Sot)