Receta e fshehtë e mjekut suedez, ja detajet

  • 21 October 2016 - 08:43
Receta e fshehtë e mjekut suedez, ja detajet

Në shekullin e 18-të, receta e mjekut suedez, dr. Claus Samst, ishte zbuluar pas vdekjes së tij,transmeton gazeta Kosova Sot. Recetën e kishte shkruar para se të vdiste në moshën 104 vjeçe, pasi kishte rënë nga kali. Kjo përgatitje ndikon mirë në mbarë trupin, ndikon si analgjetik dhe antibakterial dhe forcon sistemin imun.

Përbërësit:

– 10 g aloe vera (pse pluhur pelini);

– 0,2 g shafran;

– 10 g gjethe të bimës “Senna Cassia”;

– 10 g rrënjë kurkume;

– 10 g kokrra koriandri.

Përgatitja:

Bimët shëruese të përmendura më lart i vendosni në një shishe prej dy litrash me fyt të gjerë, shtoni 1,5 litër raki vendore dhe e lini për dy javë në diell. Shishen ta përzieni për çdo ditë, edhe para përdorimit duhet ta përzieni. Lëngun më pas e kulloni dhe e vendosni nëpër shishe të vogla dhe i ruani në vend të ftohtë. Sa më gjatë të qëndrojë, aq më i fuqishëm është ilaçi. 

(Kosova Sot)