Hiqni erën e keqe nga goja për 5 minuta

  • 21 October 2016 - 15:56
Hiqni erën e keqe nga goja për 5 minuta

Higjiena është gjysma e shëndetit prandaj duhet t'i kushtojmë kujdes. Aroma e keqe e gojës është shumë fenomen i shpeshtë, kjo ndodh edhe te njerëzit që pastrojnë dhëmbët rregullisht. Kjo vjen si pasojë e ndonjë dhëmbit të prishur apo bakteret që janë të pranishme. Në treg ekzistojnë shumë preparate për shpëlarjen e gojës, përmes të cilave largohet aroma e gojës. Preparatet e blera janë përplot me kemikate, prandaj përcaktohuni për përgatitje natyrale,raporton Gazeta Kosova Sot Online

PËRBËRËSIT: 1 gotë ujë të vakët Gjysmë lugë kanellë 1 lugë sodë të bukës 1 lugë mjaltë 2 limonë

PËRGATITJA: Përzieni kanellën dhe mjaltin në shishe, e më pas shtoni lëngun e limonit. Më pas shtoni ujin e vakët dhe përzieni mirë. Përdorni një ose dy lugë të këtij ilaçit për shpëlarje të gojës dhe e pështyni.

(Kosova Sot)