Kjo e bën magjinë për organizëm dhe shëron shumë sëmundje

  • 21 October 2016 - 19:28
Kjo e bën magjinë për organizëm dhe shëron shumë sëmundje

Qumështi amë i ka të gjitha elementet për rritje, zhvillim dhe funksionim normal të organizmit të njeriut: proteina, yndyra dhe karbohidrate, minerale dhe vitamina. Atë e prodhojnë bletët, e në shumë vende përdoret si ilaç. Në Kinë për shembull përdoret në spitale, për shërimin e hepatitit, anemisë, infeksioneve, por edhe si mbrojtje nga rrezatimet e dëmshme.,raporton Gazeta Kosova Sot

Ky qumësht është i pasur me vitamina A, B, C, D, E, e sidomos me vitamina B5 dhe B6. Po ashtu, përmban minerale dhe enzima, si dhe 18 lloje të aminoacideve, të cilat parandalojnë zhvillimin e baktereve dhe viruseve. Nëse e përdorni rregullisht qumështin e bletëve, mund ta ulni kolesetrolin, po ashtu përdoret në shërimin e mëlçisë, te thyerjet e eshtrave, sëmundjet e lëkurës. Ajo që më së shumti do t'u pëlqente zonjave është se mund ta përdorin si tonik në ngadalësimin e shfaqjes së rrudhave, por edhe për forcim të sistemit imun. 

(Kosova Sot)