Ilaçi i vjetër, i ruajtur me shekuj, më i miri kundër viruseve

  • 22 October 2016 - 08:25
Ilaçi i vjetër, i ruajtur me shekuj, më i miri kundër viruseve

Formula është shumë e vjetër dhe vepron si antibiotik. Po ashtu, ka efekt të fortë kundër viruseve dhe kërpudhave, përmirëson qarkullimin e gjakut,transmeton gazeta Kosova Sot. 

Vërejtje: Mund të mbani doreza derisa ta përgatisni, sidomos kur në dorë keni specat pikant. Kini kujdes, aroma është tepër e ftohtë, kjo mund të stimulojë sinuset.

Përbërësit: 700 ml uthull të mollës, ¼ e gotës hudhër të copëtuar, ¼ e gotës qepë të copëtuar, 2 speca pikant, ¼ e gotës xhenxhefil të gërryer, 2 lugë rrikë të gërryer, 2 lugë kurkumë në pluhur.

Përgatitja: Përzieni të gjithë përbërësit në enë, pos uthullës. Masën e hidhni në kavanoz. Më së miri do të ishte që 2/3 e kavanozit ta mbushni me përbërësit, pjesën tjetër ta mbushni me uthull molle. E mbyllni me kapak. Kavanozin e ruani në të ftohtë dhe të thatë, për dy javë. Pas 14 ditëve, e procedoni përmes garzës. Mos e ruani në frigorifer.

Sasia: Mos e tretni në ujë, kjo zvogëlon efektin. Merrni 1 lugë për çdo ditë për të forcuar sistemin imun. Shtojeni sasinë për çdo ditë, maksimumi 1 gotë e vogël në ditë.

(Kosova Sot)