Rrika çudibërëse

  • 22 October 2016 - 18:37
Rrika çudibërëse

Përveçse gjellëve u dhuron shije të hatashme, rrika ka fuqi shëruese te shumë sëmundje. Mjekësia tradicionale ofron shumë receta për përgatitjen e preparateve shëruese. Çaj për sëmundjet e mushkërive: Me 2 dl ujë të vluar përzieni 10 gramë rrënjë të gërryer të rrikës dhe e lini të qëndrojë për disa minuta. Një çaj si ky duhet ta konsumoni 2-3 herë në ditë, në gota të vogla. Inflamacioni i sinuseve: Në pllakën e ngrohur hidhni rrikën e gërryer, e më pas me peshqir mbuloni kokën si dhe thithni avullin prej 5-10 minuta. Më së miri është që këtë ta bëni para gjumit dhe të shtriheni me kokë të mbuluar, transmeton gazeta Kosova Sot.

Pas disa ditësh, sinuset do të fillojnë të hapen, e dhimbjet do të kalojnë. Kundër astmës, në gotën me uthull të mollës lehtë zieni 4 lugë të supës me rrikë të gërryer. Kur rrika të jetë zbutur, e procedoni, e sasisë ia shtoni po aq mjaltë. Masën e zieni lehtë, e më pas shtoni lëngun e shtrydhur më herët dhe e lini të ftohet. Këtë ilaç ta pini në mëngjes dhe në mbrëmje.

(Kosova Sot)