Rrushi i thatë pothuajse shëron gjithçka

  • 22 October 2016 - 23:42
Rrushi i thatë pothuajse shëron gjithçka

Rrushi i thatë fitohet me tharjen e rrushit dhe është një nga llojet më të popullarizuara të pemëve. Ky ushqim ofron veti të shumta shëruese për shëndetin. Pasi që kanë afat të gjatë të zgjatjes, qëmoti përdoren si burim i energjisë për udhëtime të gjata. Edhe sot e kësaj dite vlerësohen shumë dhe janë zëvendësim i mirë për ëmbëlsira, transmeton gazeta Kosova Sot.

TË PASURA ME NUTRIENTE ME EFEKT MBROJTËS

Rrushi i thatë është burim i energjisë dhe përmbajnë fibra dietale dhe shumë fitonutriente. Dyfish më shumë përmbajnë antioksidues në krahasim me rrushin e freskët. Janë burim i mirë për kalcium, hekur, mangan, magnez, bakër, fluor dhe zink dhe vitamina të kompleksit B: tiaminë, riboflavinë, piridoksinë dhe acid folik. Fibrat në rrushin e thatë ndihmojnë në rregullimin e peshës dhe të kolesterolit, ulin rrezikun nga kanceri në zorrë të trashë dhe përmirësojnë tretjen.

NDIKOJNË KUNDËR INFLAMACIONEVE DHE KANCERIT

Rrushi i thatë përmban resveratrol - polifenol, që ka efekt të fortë kundër inflamacioneve dhe kancerit, e njëkohë- sisht ndikon edhe kundër kolesterolit. Studimet tregojnë se resveratroli ndihmon në mbrojtjen nga melanoma, kanceri në zorrë të trashë dhe prostatë, sëmundjet koronare të zemrës dhe infeksionet me kërpudha. Ulin rrezikun edhe nga sulmet në tru.

RUAJNË SHËNDETIN E ZEMRËS DHE ENËVE TË GJAKUT

Konsumimi i rregullt i rrushit të thatë ndërlidhet me uljen e shtypjes së lartë të gjakut. Shumë nutriente janë meritor për këtë, por më së shumti kjo meritë i shkon nivelit të lartë të kaliumit - 100 gramë rrush i thatë përmban 749 miligramë kalium. Kaliumi është mineral për të cilin është dëshmuar se zvogëlon tensionimet e enëve të gjakut dhe shtypjes së gjakut.

RREGULLON SHEQERIN NË GJAK

Shumë studime kanë treguar se rrushi i thatë pakëson kërcime e shpejta të insulinës gjatë shujtave, që mund të jetë i rrezikshëm për personat që vuajnë nga diabeti. Rrushi i thatë mban ekuilibrin e absorbimit të sheqerit në organizëm dhe rregullon nivelin e tij, që ka domethënie të madhe për të prekurit nga diabeti nga të dy tipat e sëmundjes. Rrushi i thatë liron hormonet leptinë dhe grelinë, që japin ndjenjën e ngopjes, e kjo pamundë- son konsumimin e tepërt të ushqimit dhe lehtëson mbajtjen e dietave.

MBROJNË SHËNDETIN E SYVE

Shkaku i fitonutrienteve, rrushi i thatë, është i hatashëm për ruajtjen e shikimit të mirë. Mbrojnë nga radikalët e lirë dhe ndihmojnë në degjenerimin makular, dobësimin e shikimit dhe të kataraktës. Në rrushin e thatë e pranishme është edhe vitamina A, që po ashtu është i rëndësishëm për shikimin.

(Kosova Sot)