Kardiologu sugjeron: Kjo është dieta me të cilën do të humbni 10 kilogramë për 7 ditë

  • 23 October 2016 - 16:10
Kardiologu sugjeron: Kjo është dieta me të cilën do të humbni 10 kilogramë për 7 ditë

Tek aplikimi i secilës dietë, është e domosdoshme t'i përshtatet trupit tuaj. Gjëja e dytë më e rëndësishme është respektimi i parametrave të parashikuara në dietë, kjo është mënyra e vetme të arrihen rezultatet. Një kardiolog, për pacientët dhe personat e shëndetshëm ka imagjinuar dietën, që për 7 ditë ju mundëson të humbin deri në 10 kilogramë, nëse në rutinën ditore aplikojnë së paku 30 minuta aktivitete fizike. Kafjalli është gjithmonë i njëjtë: 1 pemë (portokall, pjeshkë, jo rrush dhe banane),raporton Gazeta Kosova Sot

DITA E PARË Dreka: 1 portokall, 1 vezë të zier, 200 ml jogurt Darka: 2 domate ose 2 dl domate të ziera, 2 vezë të ziera, 2 rriska bukë të thekur, gjysmë trangulli ose pak sallatë të gjelbër.

DITA E DYTË Dreka: 1 portokall, 1 vezë të zier, 1 gotë jogurt Darka: 125 gr mish gjedhi të zier, 1 domate, 1 rriskë bukë të thekur, 1 gotë kafe ose çaj pa sheqer.

DITA E TRETË Dreka: 1 vezë të zier, 1 portokall, 1 gotë jogurt, 1 trangull ose pak sallatë të gjelbër. Darka: 125 gr mish gjedhi të zier, 1 portokall, 1 rriskë bukë të thekur, 1 gotë çaj ose kafe pa sheqer.

DITA E KATËRT: Dreka: 125 gr djathë të lopës, 1 domate, 1 rriskë bukë të thekur Darka: ngjashëm si ditën paraprake.

DITA E PESTË: Dreka: 200 gr mish të zier, ose peshk, 1 domate, 1 rriskë bukë të thekur. Darka: gjysmë kilogrami karota të ziera, patate ose bizele.

VËREJTJE: Zieni perimet ose mishin pa kripë, ose e përdorni shumë pak. Ditën e gjashtë dhe të shtatë bëni pauzë, ndërsa ditën e tetë filloni nga fillimi. Alkooli ndaloh

(Kosova Sot)