Një gotë ujë në mëngjes eliminon yndyrat prej trupit

  • 23 October 2016 - 21:29
Një gotë ujë në mëngjes eliminon yndyrat prej trupit

Kafjalli është shujta më e rëndësishme e ditës dhe nuk duhet anashkaluar. Anashkalimi i kafjallit mund të shkaktojë mbipeshën, por edhe te sëmundjet. Shumë ekspertë e sugjerojnë këtë kafjall, të cilin do ta shpalosim në këtë artikull. Është përplot me vitamina dhe minerale që janë të rëndësishëm për shëndetin, dukjen e flokut, thoit, lëkurës. Ky kafjall ka veti të shumta shëruese dhe liron nga helmet nga organizmi, ndihmon në shërimin e problemeve me zorrë, dhuron energjinë dhe ndihmon të humbni në peshë, transmeton gazeta Kosova Sot.

PËRBËRËSIT

300 ml kefir 2 lugë flluska 1 lugë fara të bluara të lirit 1 lugë kakao 5-7 kumbulla të thata

PËRGATITJA

Përkujdesuni që këtë kafjall ta përgatisni në mbrëmje, e ta konsumoni në mëngjes. Rreth 100 ml ujë të vluar e hidhni sipër kumbullave të thata dhe e lini të qëndrojë për 5-10 minuta. Në të njëjtën kohë shtoni kakao, flluskat dhe lirin, shtoni kefirin dhe i përzieni mirë. Kumbullat i copëtoni dhe përgatitni pire prej tij. Më pas i shtoni në masën me zefir dhe i vendosni në frigorifer dhe e konsumoni në mëngjes.

(Kosova Sot)