Kujdes në këto 3 shenja: Trupit tuaj i mungon yndyra

  • 24 October 2016 - 08:13
Kujdes në këto 3 shenja: Trupit tuaj i mungon yndyra

E dhe pse shumica shmangin yndyrat në përgjithësi, nuk janë të vetëdijshëm se kjo nuk ju bën mirë. Trupi ka nevojë për yndyrat që të funksionojë në mënyrë normale. Në vijim ju sjellim disa shenja se trupit tuaj i mungon yndyra

NDJENJA E SHPEJTË E URISË Kur të hani edhe shujtën më të fortë pa yndyrë, mund ta ndjeni urinë përnjëherë pas kësaj. Kjo është shenjë se trupi ka nevojë për yndyra. Organizmi karbohidratet i absorbon shpejt. Sidomos të rëndësishme janë yndyrat mono të ngopura që ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak.

LËKURA E THATË, E DËMTUAR Ushqimi me yndyrë shkakton gjendjen e keqe të lëkurës, por edhe mungesa e saj po ashtu. Trupi nuk mundet t'i prodhojë lipoidet në mënyrë natyrale pa praninë a aminoacideve omega 3. Pikërisht këto yndyra depërtojnë në lëkurë dhe ruajnë lagështinë dhe parandalojnë irritimet e lëkurës. Yndyrat e përmendura e forcojnë lëkurën.

MUNGESË PËRQENDRIMI Po vëreni se keni mungesë përqendrimi, arsyet mund t'ia përshkruani mungesës së yndyrave në trup. Arrat janë ushqim i shëndetshëm që përmirëson kujtesën. Vetëm 30 gramë arra në ditë mjaftojnë që trupin ta furnizoni me yndyra të shëndetshme. 

(Kosova Sot)