Shprehitë e mëngjesit që ju ndihmojnë të jeni të fortë dhe të shëndetshëm gjatë vjeshtës

  • 25 October 2016 - 08:34
Shprehitë e mëngjesit që ju ndihmojnë të jeni të fortë dhe të shëndetshëm gjatë vjeshtës

Zgjoheni me shpejtësi nga shtrati në mëngjes, pini kafenë me shpejtësi, nuk keni kohë për kafjall dhe nervozoheni me tollovitë në komunikacion. Një mënyrë e fillimit të ditës si kjo mundet të ndryshojë me disa shprehi,transmeton gazeta Kosova Sot.

FILLONI DITËN ME NJË GOTË LËNG LIMONI

Kjo është e thjeshtë, por pije shumë e shëndetshme, që duhet të jetë hapi i parë në mëngjes, para kafesë dhe çajit. Kjo bombë me vitamina e hidraton trupin, përshpejton emtabolizmin dhe ju dhuron energji.

DISA USHTRIME TË ZGJATJES SË TRUPIT

Mëngjesi është kohë konfuze për ushtrime, por të ndani tre minuta për disa zgjatje të trupit nuk është e vështirë. Kjo ju ndihmon ta zgjoni trupin dhe ta hiqni qafe gjumin.

MERRNI VITAMINA

Me afrimin e dimrit, është me rëndësi ta mbani të fortë sistemin imun. Pra, mos harroni të merrni vitamina në secilën formë. Pemë - të freskëta, të thata, lëngje me vitamina. Vitaminat janë të domosdoshme për flokë të shëndetshëm, thonj, imunitet të fortë dhe disponim të mirë.

KAFJALLI ËSHTË I DOMOSDOSHËM

Shumë njerëz, duke u ngutur anashkalojnë kafjallin dhe e kënaqin trupin vetëm me kafe. Kjo është gabim. Trupi në mëngjes ka nevojë për energji, e nëse nuk hani kafjall, nuk mund të përqendroheni gjatë ditës dhe do të jeni pa disponim. 

(Kosova Sot)