Dieta me drithëra

  • 25 October 2016 - 16:21
Dieta me drithëra

Dieta e bazuar në drithërat integrale përmirëson shëndetin në përgjithësi dhe ndihmon të humbni në peshë. Për shtatë ditë mund të humbni deri 4,5 kilogramë dhe ta zvogëloni shtresat dhjamore përreth belit. Gjatë dietës, midis shujtave mund të pini ujë mineral, çaj të gjelbër dhe lëngje të shtrydhura, kurrsesi alkool, sheqer dhe kripë.

DITA E PARË - GRURË Dietën e filloni me grurë. Kokrrat e saj janë të pasura me vitamina B1, B2, B3, E, acid folik, kalium, fosfor, zink, bakër, hekur dhe magnez. Ky lloj i drithit ndihmon te diabeti ruan peshën normale trupore, ul shtypjen e gjakut dhe nivelin e kolesterolit.

DITA E DYTË - MEL Meli është i pasur me lizinë, proteina dhe vitamina , është i shkëlqyeshëm për lukth, pankreas dhe veshka. Nuk përmban gluten, është alkalin, lehtë tretet dhe ndikon si diuretik. Ndihmon te tretja jo e mirë, diarreja, të vjellat, të vjellat, e ju sugjerohet edhe personave që vuajnë nga diabeti.

DITA E TRETË - TËRSHËRA Ditën e tretë duhet të hani tërshërë, që është e pasur me vitamina E, zink, selen, bakër, mangan dhe magnez. Qulli me tërshërë për kafjall, por edhe si zamër e lehtë dhe ka efekt kundër kancerit. Ky lloj i drithit ndihmon kundër kapsllëkut, sindroma e zorrës së irrituar dhe hemorroideve.

DITA E KATËRT - ORIZI INTEGRAL Orizi është i pasur me vitamina të grupit B dhe zvogëlon rrezikun nga kanceri në zorrë të trash, ul nivelin e kolesterolit dhe ndihmon te sëmundjet që shfaqen si pasojë e mungesës, si pasojë e fibrave dietale, si hemorroidet, diabeti, kapsllëku kronik.

DITA E PESTË - ELBI Elbi forcon pankreasin dhe zorrët, rregullon punën e stomakut, përmirëson pasqyrën e gjakut, sepse kokrrat e tij janë të pasura me proteina, kalium dhe kalcium. D

ITA E GJASHTË - HIKËRRORI Hikërrori është shumë ushqyes, posedon sasi të madhe të magnezit që parandalon shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare. Është e pasur me flavonoide që kujdesen për elasticitetin e enëve të gjakut, duke parandaluar trashjen e gjaku

t. DITA E SHTATË - KOMBINIMI I DRITHËRAVE Ditën e fundit, të dietën, përgatisni kombinim dhe hani tri llojet e preferuarave të drithërave. MENYJA Kafjalli: 60 g drithëra, 1 lugë mjaltë dhe 1 dl qumësht të ngrohtë. Dreka: Një gotë gjellë me perime, 60 g drithëra, 1 spec ose 3 lugë salcë domatesh. Darka: 60 g drithëra, 1 lugë mjaltë, 1 lugë jogurt dhe 1/2

(Kosova Sot)