Ndryshon në tërësi filozofia e kafjallit

  • 26 October 2016 - 14:53
Ndryshon në tërësi filozofia e kafjallit

Mund t'ua thoni lamtumirën flluskave, omëletës dhe gjevrekëve,transmeton gazeta Kosova Sot.
 Kafjalli ka ndryshuar në tërësi. Në fakt, trendi i ri i madh në botën e kafjallit është torta e çokollatës. Të paktën, kështu thotë Liz Moskov, ekspert i kuzhinës. Sipas pohimeve të saj, të gjitha përparësitë që i ka çokollata e zezë (përmirësimi i kujtesës, të të menduarit abstrakt dhe përqendrimi), do të ndikojnë që, së shpejti, njerëzit të kthehen te kjo ëmbëlsirë si variant ideal për kafjall. - Kur ta dini që për kafjall keni çokollatë, atëherë më lehtë do ta filloni ditën e punës. Kur ta hani tortën e çokollatës në mëngjes, atëherë kjo është më së miri, meqë e keni tërë ditën përpara për ta tretur atë. Kjo nuk d.m.th. se çdo mëngjes do të hamë tortë të çokollatës, por 2-3 herë në muaj, këtë mund ta bëjmë pa problem. 
 

(Kosova Sot)